home
nismat
mbi studimin
pyetje/faq
takimi
regjistrohu !
foto
GeoOrg
shkrime
nyje/links
kontakti

wechseln Sie zu
[deutsch]
[deutsch]

kėrko nė faqet e Illyrias

Illyria @ Encyclopędia Britannica

www.britannica.com

Shėnim: Ky ėshtė njė pėrkthim i lirė dhe nuk pretendon tė jetė shkencėrisht i saktė. Nė kėtė pėrkthim termi "Illyria" ėshtė zėvendėsuar me fjalėn e sotme shqipe "Iliria". Ju rekomandojmė edhe leximin e origjinalit anglisht.

Illyria-Iliria, ėshtė pjesa veri-perėndimore e Gadishullit Ballkanik, e banuar qė rreth shekullit tė 10-tė p.K. (para Krishtit - p.e.s.) nga Ilirėt (Illyrians), njė popull Indo-Europian. Nė kulmin e fuqisė sė tyre, kufinjtė e ilirėve shtriheshin nga jugu i lumit Danub deri nė detin Adriatik dhe nė lindje tė tij deri nė Malet e Sharrit.

Ilirėt, mbajtės tė kulturės Hallstatt (shih Hallstatt), ishin tė ndarė nė fise, qė ishin komunitete tė vetėqeverisura nga njė kėshill i mė tė vjetėrve dhe njė udhėheqės i zgjedhur. Njė udhėheqės fisnor me influencė mund tė bashkonte disa fise nė njė mbretėri. Mbretėria ilire e fundit dhe mė e njohura e kishte kryeqytetin e vet nė Scodra (sot Shkodėr, Shqipėri). Njė nga sundimtarėt e saj mė tė rėndėsishėm ishte Mbreti Agron (gjysma e dytė e shekullit tė 3-tė p.K.). Ai, nė aleancė me Demetrius II tė Maqedonisė, mundi Aetolianėt (231). Agroni vdiq nė mėnyrė tė papritur. Gjatė kohės sė fėmijėrisė sė tė birit, rolin e mbretit e luajti e veja, Teuta. Mbretėresha Teutė sulmoi me njė pjesė tė flotės ilire Siēilinė dhe kolonitė greke tė bregdetit. Ajo pati njėkohėsisht konflikte me Romėn, qė pastaj nisi njė flotė tė madhe nė brigjet lindore tė Adriatikut. Megjithėse Teuta u nėnshtrua nė 228, mbretėria ilire e brendshme nuk u shkatėrrua dhe njė ekspeditė e dytė detare u dėrgua kundra Ilirisė nė 219. Philip V i Maqedonisė i ndihmoi fqinjėt Ilirė dhe kėshtu nisi njė luftė e gjatė, qė pėrfundoi me pushtimin e krejt gadishullit ballkanik nga romakėt. Mbreti i fundit ilir, Genthius, u dorėzua nė 168 p.K.

Provinca romake e Illyricum shtrihej nga lumi Drilon (lumi Drin nė Shqipėrinė e sotme) nė jug deri nė Istria (Sllovenia dhe Kroacia e sotme) nė veri dhe deri nė lumin Savus (Sava) nė lindje. Qendra e saj administrative ishte Salonae (pranė Splitit tė sotėm) nė Dalmaci. Me zgjerimin e Perandorisė Romake pėrgjatė luginės sė lumit Danub, Illyricum u nda nė provincat Dalmatia dhe Pannonia.

Nėn perandorinė, Iliria gėzonte njė shkallė tė lartė mirėqėnjeje. Ajo pėrshkohej nga njė rrugė romake. Portet e Ilirisė shėrbenin si lidhje kalimtare (tranzite) ndėrmjet Romės dhe Europės sė sotme lindore. Bakėr, asfalt dhe argjend nxirreshin nga minierat nė zona tė ndryshme tė kėtij rajoni. Verė, vaj, djathė dhe peshk eksportoheshin nga Iliria nė Itali.

Banorėt e zonave gjysėmautonome tė malėsive tė Ilirisė ishin luftėtarė trima. Rrjedhimisht, nė mėnyrė tė paevitueshme, perandorėt i rekrutuan ata nė legjionet romake dhe deri nė Gardėn Pretoriane. Nė shekullin e 3-tė p.K. perandoria filloi tė kėrcėnohet nga popujt barbarė tė Europės sė sotme lindore dhe qendrore. Nė kėtė periudhė Illyricum u bė njė mburojė kryesore e Romės dhe kulturės sė saj nė botėn antike. Disa nga perandorėt mė tė njohur tė ish-Perandorisė Romake ishin me origjinė ilire, pėrfshirė kėtu Claudius II Gothicus, Aurelian, Diocletian dhe Konstandinin e Madh. Shumica sish u zgjodhėn nga trupat e tyre nė fushėn e betejės dhe u shpallėn pastaj nga Senati.

Nė vitin 395 AD (pas Krishtit) perandoria u nda pėrfundimisht dhe Iliria nė lindje tė lumit Drinus (Drina nė ish-Jugosllavi) u bė pjesė e Perandorisė sė Lindjes. Mes shekujve tė 3-tė dhe tė 5-tė Iliria u shkatėrrua nga Vizigotėt (Visigoths) dhe Hunėt, qė sidoqoftė nuk lanė ndonjė gjurmė nė historinė e mėtejshme tė Ilirisė. Por nė shekullin e 6-tė sllavėt nisėn pushtimin e gadishullit ballkanik. Nga fundi i shekullit tė 7-tė sllavėt e kishin transformuar strukturėn etnike tė tė gjitha territoreve ilir-folėse. Kroacia, Serbia, Dalmacia, Bosnja, Mali i Zi dhe pjesė tė Maqedonisė e humbėn gjuhėn ilire dhe vetėm shqiptarėt mbetėn si pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė ilirėve antikė. Pėr historinė e mėvonshme tė rajonit shih temėn: Ballkani.

Illyria @ Encyclopędia Britannica